Report TV - PAM, Rama-Meta: T'i bëjmë ballë terrorizmit e krizës së refugjatëve

Report TV 2016-02-18

Views 2

Sesioni i 10-të Plenar i Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, (PAM), i cili U zhvillua nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, çeli sot punimet në Tiranë. Kryeminsitri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta të pranishme ne mbledhje e vunë theksin në rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të makrorajonit dhe bashkëpunimit në luftë kundër terrorizimit dhe krizës së refugjatëve

"Prandaj sot, më shumë se asnjëherë, nevojitet një koordinim dhe një platformë e përbashkët për të luftuar shkaqet që bëjnë që ky oqean njerëzisht të pashpresë të vijë duke fryrë muaj pas muaji. Të njëjtat shkaqe që çojnë në lulëzimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe nëpërmjet tij në triumfin e skamjes dhe të injorancës. Shkaqe, të cilat mund të adresohen, padyshim, vetëm përmes një bashkëpunim më të madh mes të gjithëve ne, por edhe përmes një Europe strategjike, të gatshme për tu përballuar së bashku sfidat që kurrsesi nuk mund të lihen në shpatullat e Greqisë, të Italisë, apo edhe të Turqisë.

Ne jemi një vend i vogël, por shumë i vetëdijshëm për barrën e madhe të sfidave të kësaj kohe dhe shumë të gatshëm për të dhënë kontributin tonë që të rritet bashkëpunimi midis vendeve tona për të përballuar së bashku këtë dramë që çdo ditë kthehet në një tragjedi jetësh njerëzore përpara syve tanë."-tha kryeminsitri Rama i pranishem ne mbledhje

Share This Video


Download

  
Report form