Strehimi tek Unaza e Re, Muxhahedinët, gjatë vitit 2015 kanë mbërritur mbi 500 të tjerë

Ora News Lajme 2016-02-17

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbardhet misteri për muxhahedinët paskontigjentit të parë prej 240 të parëve që kanë mbërritur që në vitin 2013. Të tjerët kanë nisur të vinë në Shqipëri që prej një viti. Prej 1 janarit të vitit 2015 deri në janar të këtij viti në vendin tonë jane srehuar 524 muxhahedinë të moshave të ndryshme.Një nga qendrat që i ka strehuar ata ndodhet në një nga lagjet e reja të kryeqytetit në zonën e ?Unazes se Re?. Banorët thonë për Ora News se ata nuk janë problematikë, por nuk preferojnë të krijojnë miqësi me vendasit.
E ndërsa shumë prej nesh e lidhën vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Xhon Kerry, me mbërritjen në Shqipëri të muxhahedinëve, duket se kjo çështje ka marrë zgjidhje shumë kohë më përpara.
Burime nga aeroporti i Rinasit kanë konfirmuar për Ora News se ardhja e tyre ka nisur që në 1 janar të vitit të kaluar në mënyrë periodike dhe numri i tyre të paktën deri në 31 janar të këtij viti ka mbërritur në 524 persona.
Ata vinë në grupe 10 deri në 20 veta dhe pasi regjistrohen në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, shpërndahen në banesa me qera, të cilat gjenden dhe paguhen nga UNHCR.
Një prej qendrave qe ka strehuar jo pak, por 200 iranianë, është edhe ky pallat që ndodhet në zonen e njohur si ?Unaza e Re? në Tiranë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/muxhahedinet-gjate-vitit-2015-kane-mberritur-mbi-500-te-tjere/

Share This Video


Download

  
Report form