Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 60-vjeçare nga Berati është vetëdjegur në banesën e saj në mesditë. Ngjarja ndodhi në lagjen "Mangalem" dhe ishin banorët e lagjes ata që lajmëruan policinë pasi dëgjuan zhurma të pazakonta në banesën e 60-vjeçares, Adriana Gjika që jetonte e vetme.
Gruaja është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Beratit dhe mjekët konfirmuan se ajo ka djegie të shkallës së tretë në të gjithë trupin.
Për këtë arsye është transportuar menjëherë drejt Repartit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/digjet-me-benzine-60-vjecari-ne-gjendje-te-rende-ne-spital/