Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pjesë e axhendës 4 orëshe të përgatitur nga Departamenti Amerikan, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, ishte dhe takimi me kryetarin e Opozitës Lulzim Basha.
Në takimin prej 30 minutash , biseda u përqëndrua në tre çështje kryesore dekriminalzimin e politikës shqiptare, reforma në drejtësi dhe nevoja e garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kryetari i Opozitës Lulzim Basha, tha se këto çështje janë parakushti që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Europian dhe të jetë aleate e denje në aleancën euroatlantike.
Pas takmit me zyrtarin e lartë amerikan, Basha tha se Partia Demokratike do të jetë në krye të përpjekjeve për të ruajtur standardet euro-atlantike te demokracise dhe të drejtave te njeriut.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-flet-pas-takimit-me-kerry-reforma-ne-drejtesi-sipas-standardeve-te-venecias/