Reprot TV - Shën Valentini, Vizita e John Kerry-t 'sfumon' Ditën e të Dashuruarve

Report TV 2016-02-14

Views 5

Dita e sotme përkon me Shën Valentinin, ose ditën e të dashuruarve. Ndryshe nga vitet e tjera, sot është vënë re mungesa e pranisë së çifteve të dashuruara në rrugët e kryeqytetit por edhe në Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë. Një element që ka ndikuar që ky 14 shkurt të jetë i vakët, duket se ka të bëjë me masat e sigurisë për shkak të vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry.

Dita e Shën Valentinit është një festë pagane dhe thuhet se ka lindur nga një prift i cili quhej Shën Valentin. Sipas legjendave, Shën Valentini u burgos sepse kryente ceremoni martesash për ushtarët, diçka e ndaluar në atë kohë. Para se të ekzekutohej, ai bëri një mrekulli, shëroi vajzën e personit që e burgosi, Julia e cila ishte e verbër. Dita e caktuar për ekzekutimin e tij ishte 14 Shkurt dhe atë dite Shen Valentini shkruajti një letër për Julian të firmosur ?nga Valentini yt?, një shprehje që përdoret gjerësisht edhe sot në kartolinat dhe dedikimet e dashurisë.

Share This Video


Download

  
Report form