Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë John Kerry, e pesta e një sekretari amerikan në Tiranë që prej 25 vitesh, kulmoi me mesazhe të rëndësishme për Shqipërinë.
Në kohën e shkurtër të qëndrimit të tij në kryeqytetin shqiptar vetëm 4 orë, përkrah kryeministrit Edi Rama ai përgëzoi qeverinë se ndodhet në rrugën e duhur të përparimit me reformat kyçe, shprehu kënaqësi për miratimin e ligjit të dekriminalzimit dhe u shfaq plot besim për miratimin edhe të reformës në drejtësi. Shefi i qeverisë Edi Rama u angazhua se do të jetë perkrah mikut dhe aleatit të madh, Amerikës kurdoherë dhe premtoi se reforma në drejtësi do të miratohet në Mars.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/live-rama-e-kerry-ne-deklarate-te-perbashket/