Report TV - Shtanga, Calja: E pamundur të pretendosh për Lojërat Olimpike

Report TV 2016-02-12

Views 1

Sportistët e ekipit kombëtar të peshëngritjes ankohen për kushtet dhe trajtimin që i bëhet në prag të kampionatit Evropian të Norvegjisë.

Ata shprehen se ligji aktual i penalizon, pasi për ta nuk parashikohet asnjë trajtim financiar apo siguri për përgatitje fizike afatgjatë. Në këto kushte, peshëngritësi Çalja shprehet se është e pamundur që të pretendohet për rezultate në Kampionatin Evropian të Norvegjisë.

Ekipi kombëtar i peshëngritjes ka nisur përgatitjet për Kampionatin Evropian të Norvegjisë. Sportistët me rezultate të admirueshme në arenën ndërkombëtare janë aktualisht duke u stërvitur në një palestër modeste në Shtërmen të Cërrikut.

Nën drejtimin e teknikut Leonard Toska peshëngritësit i janë nënshtruar një regjimi intensiv. Përgatitja në këto kushte nuk është e mjaftueshme që sportistët tanë të pretendojnë rezultate të larta apo rekorde në këtë kampionat Evropian.

Briken Calja, një prej peshëngritësve që u ka falur krenari shqiptarëve për rezultatet e arritura shprehet se edhe shpenzimet për pjesëmarrje në këto kompeticione i kanë paguar vetë.

Kjo situatë sipas Çaljës ndikon tek rezultatet në garë, pasi pretendimet e tyre janë të larta por kushtet dhe trajtimi në të cilin ata stërviten ua venit këto pretendime.

Kampionati Evropian është shumë i rëndësishëm edhe për kualifikimin në Lojërat Olimpike ?Rio de Zhaneiro 2016?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS