Report TV - Blushi: Po shtyhet Dekriminalizimi Byroja e Hetimi,Reforma në Drejtësi

Report TV 2016-02-11

Views 0

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka kritikuar në Parlament faktorin politik, duke thënë se Reforma në Drejtësi, Ligji i Dekriminalizimit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë duke u shtyrë, duke krijuar kështu idenë se në Parlament ka një marrëveshje që politikanët dhe drejtuesit e lartë të mos ndëshkohen.

?Hezitimi për ta kaluar këtë byro e reformën në drejtësi, nuk është cudi. Kjo është zgjedhje e e mënyrë jetese,Reforma në Drejtësi po shtyhet e vonohet pa asnjë shkak, ajo që bëjmë në këtë Parlament është si puna e fermerit që e shtyn mbjelljen dhe e ruan për vitin e ardhshëm. Parlamenti ka nevojën për të shtyrë emergjencat, sic ndodhi me ligjin e dekriminalizimit që u miratua në limit të kohës, Asnjë nga ata që ishin subjekt i ligjit nuk e kanë Parlamentin dhe asnjë mandat nuk u ndërpre, as këtu e as në pushtet lokal. Njerëzit thonë se bëjmë ligje por nuk i zbatojmë, në Parlament bëjmë paktë e gjejmë konsensus sesi mos të gjykohemi. Ligji i dekriminalizimit do hyjë në fuqi në Parlamentin e ardhshëm dhe mund të ndodhë me Byronë e Reformën në Drejtësi. Drejtësi s?ka për të pasur, ka patur hetim, por jo për politikanët e s?do ketë. Duket sikur ne po bëjmë një pakt për të mos u ndëshkuar. Shtyrja e miratimit të Byrosë e Refomës është një pengesë për të ashtuquajturat reforma në Shqipëri, ajo i dobëson deri në nul pretendimet e qeverisë se ka reforma në Shqipëri, dhe të krahasosh reformat e pretenduara me ato të vërteta është njësoj si të krahashosh 21 janarin me 21 dhjetorin? u shpreh Ben Blushi.

Sipas Blushit, duke shtyrë Reformën në Drejtësi, hetimin dhe Byronë e Hetimit, po i bindin shqiptarët se këtu ekziston një pakt që të mos ketë hetim e ndëshkim për politikanët.

Ai ka shtuar se, ky Parlament ka shpejtësinë për tu bërë i ngathët e i ngathët për tu bërë i shkathët ndërkohë që është shprehur se shqiptarët duhet të dinë se kush do e miratojë shefin e Byrosë së Hetimit, si do votohet, kush do emërojë ata që do na hetojnë ne, nga kush do varet Byroja, kjo quhet drejtësi e normuar.

Share This Video


Download

  
Report form