Report TV - Rama: PD dha 'OK' për Byronë Berisha: Më mirë ia jap Shullazit

Report TV 2016-02-11

Views 0

TIRANË - Kryeministri Edi Rama i quajti farsë qëndrimet kundër që opozita shfaqi pas miratimit nga qeveria të projektligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit, duke theksuar se drafti i kaluar nga Këshilli i Ministrave është 100 % i dakordësuar me Partinë Demokratike.

....
Seanca e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë ishte një "duel" replikash mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të mazhorancës Edi Rama të cilët pushtuan foltoren dhe për orë të tëra nuk i lanë radhë fjale deputetëve të tjerë.

Në fjalën e kryeministrit mbizotëroi fjala "gënjeshtar profesionist", etiketim të cilin Rama ja vuri paraardhësit të tij duke ju referuar kundërshtisë që demokratët i bënë projektligjit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, draft të cilin në seancën e shkuar e kishin kërkuar të kalonte me ngulm në për votim në Kuvend. Në daljet e shpeshta në foltore, kryeministri i kërkoi Berishës të çohet e të shpjegojë pse opozita ndryshoi qëndrim, kur sipas tij PD-ja ka dhënë dakordësinë 100 % për këtë projektligj. Rama tha se drafti është hartuar me ndërmjetësimin ndërkombëtar, të mbështetur edhe në vërejtjet e Komisionit të Venecias pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi draftin e parë të hartuar nga qeveria.

Por ish-kryeministri Berisha në replikat e tij të gjata me kryeministrin, ju shamng përgjigjes për Byronë duke folur për një "kod heshtje", - marrëveshje të dakordësuar për të mos folus, të cilën - siç u shpreh ai - duhet ta kishte ndjekur edhe Rama, duke heshtur. Fakt që u rrëzua nga kreu i qeverisë i cili theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë.

I vetmi moment që Berisha zgjodhi të flasë për Byronë gjatë daljeve të shpeshta në foltore, ishte kur tha se demokratët nuk mund të pranojnë që atributet hetimore t'i jepen policisë e jo Prokurorisë.

TE GJITHA debatet te zbardhura nga redaksia online e Shqiptarja.com

Rama - Berishes: Të takonte të korrigjoje vetveten dhe të mos merrje një gjobë të madhe për gënjeshtrat, siç propozove herën e kaluar, sot do ishe i gjobitur keq, se një javë më parë s'ke lënë gjë pa thënë duke kërkuar të vinte në parlament drafti i dakordësuar i Byrosë. Dhe nuk është faji jonë që e ke bërë partinë si kopsht me drekë dhe e çon kryetarin të takojë ndërkombëtarët si takim me prindër, e kur e lë vetëm s'di ca të thotë i shkreti. Çfare keni thënë javën e kaluar e keni ngrënë këtë javë, tani po thoni ekzaktësisht atë që kemi ne. (Teshtin Berisha) Rama: Shëndet shëndet. Është koha t'i jepni fund kësaj farse që e orkestruar vet dhe ju nxori kaq gënjeshtar dhe kaq të çliruar. Mos e lër më vetëm se të trupërojë dhe ty, të mjafton turpi që ti i krijon vetes jo më të mbash dhe turpin e tij. Kështu që mirë do të ishte një qëndrim serioz, për t?i dhënë fund kësaj farse të madhe që e orkestruat vetë dhe që në fund ju nxori kaq gënjeshtar dhe kaq të çliruar vidash, ta mbanit.

Share This Video


Download

  
Report form