Report TV - Erdhi nga Anglia para 3 muajsh ekzekutohet 42-vjeçari në Durrës

Report TV 2016-02-10

Views 4

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish qytetin bregdetar të Durrësit ku një 42 vjecar është plagosur e më pas ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të këtij qyteti.

Mësohet se Xhevahir Brasha u qëllua me armë zjarri rreth orës 19 e 30 minuta në hyrje të banesës së tij pranë mbikalimit të Fllakës në Durrës.

Brasha ka marrë plagë të rënda e më pas familjarët e kanë dërguar në spitalin e Durrësit nga ku nuk ka mundur të rezistojë dhe ka ndërruar jetë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po merren me zbardhjen e kësaj ngjarje.

Efektivët e Policisë, po punojnë për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkaq blutë e Durrësit bëjnë me dije se viktima Xhevahir Brasha kishte tre muaj që ishte kthyer nga Londra ndërsa dyshohet të jetë përfshirë në veprimtari kriminale.

Kjo është një nga pistat ku po hetohet për zbardhjen e kësaj ngajrje e ku mbeti i vdekur 42 vjeçari.

Brasha është i lindur në Kukës dhe banues në Durrës, ai ishte babai i dy fëmijëve.

Share This Video


Download

  
Report form