6 milion euro do të jepen në formën e dëmshpërblimeve për të gjithë fermerët e prekur nga përmbytjet e një viti më parë në Vjosë. Kështu ka deklaruar në studion e Report Tv, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i cili ka theksuar se, 4 milion euro do të jepen në formën e rimbursimit direkt në kontot e fermerëve dhe 2 milion euro do të jepen në trajtën e grantit për ndërtim kapacitetesh.
?Mendojmë që ti ndihmojmë duke ringritur kapacitetet sesa duke i dhënë para në dorë të dëmtuarve. Ne do fillojmë rimbursimin e dëmevë të shkaktuara një vit më parë në Vjosë, 6 milion euro, 4 milion euro rimbursim direkt në kontot e fermerëve dhe 2 milion në trajtën e grantit për ndërtim kapacitetesh? tha Panariti.
Lidhur me sigurinë ushqimore, Ministri Panariti ka theksuar se çështja e kequshqyerjes mbetet një problem i madh për shqiptarët dhe për këtë dikasteri që drejton ka shtuar kontrollet për teknologjinë dhe kimikatet, por shton se siguria ushqimore duhet të trajtohet në kohë.
?Për herë të parë kemi vëmendje ndaj sigurisë ushqimore, që nis me parandalimin dhe jo konstatimin e problemeve në sigurinë ushqimore. Sistemi nga horizontal ka kaluar në vertikal, duke nisur kontrolli nga fermat pastaj në produktin e dalë në treg, ku kemi ngritur kapacitetet,bëjmë monitorim të vazhdueshëm për mënyrën sesi prodhohen produktet. Monitorim duhet edhe në treg për produktet. Problemi më i madh në Shqipëri në raport me ushqimin është kequshqyerja, ku kërkohet sensibilizim i popullatës. Lidhur me ushqimet me data kadence ka kontrolle për ndryshimet e datave të skadencës, monitorim të vazhdueshëm dhe tek kompania e origjinës së produktit, konsumatori duhet të jetë i kujdesshëm? shtoi ai.
Sa i takon çështjes së përmbytjeve, Panariti ka shtuar se, janë shtuar investimet në argjinatura, ndërkohë që është duke u bërë reformë në sistemin kullues. Kjo sipas tij është duke u realizuar në bashkëpunim me bashkitë, të cilat tashmë kanë kapacitetet dhe fondet në dispozicion për të ndërhyrë. Megjithatë, ai ka shtuar se, ka një plan strategjik për banesat që përmbyten, ku të përmbyturit do të ndihmohen në drejtim të rindërtimit të kapaciteteve.
?Përmbytjet do jetë problem i vazhdueshëm që ka vëmendjen e të gjithë aktorëve dhe faktorëve. Kemi të bëjmë me kapacitete që duhet të mbahen në funksion, duhet të zgjerohen, kemi nisur reformën për administrimin e kanaleve kulluese, digave. Është vendim i mençur i qeverisë që ky sistem të administrohet nga Ministria e Buqësisë dhe bashkitë. Administrimi i kanaleve të dyta e të treta ta bëjnë bashkitë, ku u transferuan kompetencat e financat. Kryetarët e baskive duhet ta kenë në axhendë pastrimin e kanaleve. Po bëhemi gati të investojmë për digat e mirëmbajtjen e kanaleve të para, ministria në veprat madhore e kanalet magjistralë ndërhyjnë. Zonat më të rrezikuara janë zonat e ultësirave, Shkodër, Lezhë, Elbasan, ku ka qenë e ndaluar të bëhen ndërtime, por që nuk është respektuar. Po bëhet një studim afatmesëm e afatgjatë, problemi nuk zg...