Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka mjaftuar vetëm 10 minuta rreshje intensive, që Gjirokastra të përmbytet në dy skajet e saj. Në pjesën më fushore në rrethrrotullimin që lidh qytetin e poshtëm me rrugën nacionale dhe në pjesën më kulmore në lagjen Dunavat.
Pamjet tregojnë qartë vështirësitë në qarkullim të mjeteve në këtë rrethrrotullim nga frika e thellësisë që ka krijuar shiu tek gropat e lëna pezull nga punimet e papërfunduara nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës.
Situata përsëritet sa herë që bie shi dhe askush nuk e merr mundimin të rehabilitojë gjendjen e krijuar prej muajsh. Ndërsa e njëjta situatë rezulton të jetë e tillë edhe në lagjen malore Dunavat.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ne-pak-minuta-reshjet-e-shiut-permbytin-rruget-e-gjirokastres/