Report TV - Hapet zyra e ankesave në PS gruas i bie të fikët duke pritur

Report TV 2016-02-08

Views 0

Numri i madh i personave që mblidhen në selinë rozë për të kërkuar zgjidhjet e halleve të tyre nga deputetët e zonës, ka bërë që PS të rikthejë strukturën e veçantë për pritjen e qytetarëve.

Në ambientet e hollit 2 punonjës të partisë që nga kjo e hënë, do të presin që prej orës 8 të mëngjesit militantët e PS-së por dhe ata që kanë nevojë, duke i regjistruar ankesat e tyre për t?ia përcjellë më pas deputetëve respektivë dhe ministrave.

Në pritje të deputetit të saj të zonës, ishte dhe një grua të cilës i ra të fikët. Efektivët e gardës, gazetarë dhe operatorë i dhanë ndihmën e shpejtë, ndërsa me mbërritjen e ambulancës, gruaja nga Mallakastra refuzoi të shoqërohej në spital.

Pas largimit të deputetëve, zyra e pritjeve të PS, regjistroi dhe ankesën e saj.

Share This Video


Download

  
Report form