Report TV - 1 dekadë karrierë politike, sport dhe biznes e Sahit Fishtës

Report TV 2016-02-08

Views 4

Sportisti dhe politikani i arrestuar një natë më parë për ndërtimin e paligjshëm të 9 pallateve në plazhin e Velipojës rezulton një biznemsen i njohur në qarkun e Shkodrës.

Karriera e tij politike nisi në 2009 ku ai për herë të parë garoi për deputet në siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ish kampioni kombëtar i mundjes nuk mundi të fitoj mandatin e deputetit por nuk u tërhoq nga politika për të tentuar sërish në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 këtë herë në listë me nr.8 nga Partia Socialiste.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, emri i politikanit 53 vjecar Sait Fishta ka dalë dhe në përgjimet e ish adminsitratorit të borxheve të Cez Kastriot Ismailaj, ku flitej se si duhet të ndihmohej Fishta për të marrë një kredi për zgjedhjet e 2009-ës
.
Sahit Fishta u fut në politikë pas 2 dekadave në aktivitetin e biznesit kur prej 1991 ai krijoi kompaninë Fishta shpk.Ai rezulton se është ndërtuesi i një sërë kompleksesh banimi në shkodër prej 2002 deri në 2011, kohë në të cilën ai nisi kompleksin turistik Fishta në plazhin e Velipojës.

Për komplesin për të cilin ai u prangos dhe akuzohet për ndërtim të paligjshëm me anë të një reklame publike ai njofton që në vitin 2012 se kompania e tij ka fituar lejen nga këshilli kombëtar i territorit drejtuar nga ish kryeministri Berisha dhe ish Ministri Sokol Olldashi.

Në qarkun e Shkodrës Sahit Fishta njihet dhe për raportet e tij të afërta jo vetëm me deputetin Paulin Stërkaj për shkak se të dy kanë qenë sportist të mundesj por dhe me lidhjet për deputetin Tom Doshi.

Share This Video


Download

  
Report form