Report TV - Shpërthimi në Pogradec, vdes një i plagosur,rëndë 14-vjeçari

Report TV 2016-02-07

Views 1

Është shënuar mbrëmjen e së shtunës viktima i parë e shpërthimit të bombolës së gazit në lokalin e fshatit Beragozhdë në Pogradec. Vasfi Hamolli 52 vjeç ka ndërruar jetë në repartin e djegie plastikës në QSUT ku ishte i shtruar që prej mbrëmjes tragjike të 1 shkurtit si pasojë e plagëve të mëdha në të gjithë trupin, ndërkohë që 14 vjeçari plagosur është në gjendje të rëndë për jetën.

26 të plagosur ndodhen në Qëndrën Universitare "Nënën tereza" në kryeqytet nga të cilët 6 i janë nënshtruar një terapie intensive ndërkohë që djali 14-vjeçar Eri Hamolli ndodhet në rrezik për jetën. Këtë fakt e konfirmon shefi i repartit të djegie plastikës Gjergji Belba në nëj prononcim për mediat.

Shefi i repartit të djegie plastikës hedh poshtë zërat se familjarëve nuk po i jepet informacioni i duhur për gjendjen e të plagosurve. Në një prononcim për mediat Gjergji Belba thekson se është i rrezikshëm transportimi i të plagosurve jashtë vendit për shkak të gjendjes dhe një arsye tjetër pse nuk bëhet është se anë Europë nuk gjenden klinka të lira.

Një tjetër arsye që mjeku tha si arsye e mostransferimit të tyre është dhe fakti se praktika që përdorin në Europë
"Medikamentet kushtojnë, për djalin e vogël që po trajtojmë medikamenti kushton shtrenjtë,ështëë i vështirë transportimi dhe në Europë nuk ka vende për pranim .Problemi tjetër është organizativ: Jashtë stetit janë agresiv dhe i fusin në operacion ditën e dytë, kurse ne jemi më pak agresiv i japim mundësi pacientët të mbyllin ata zona me anë të trajtimit". -tha Belba

Ora 11:00 Familjarët: Mjekët s'na japin informacion, pacientët te dergohen jashtë vendit
Familjarët e të plagosurve i kanë bërë thirrje shtetit që të transferojnë të plagosurit jashtë vendit për të shpëtuar jetë të tjera. Ata shprehen të frikësuar se gjëendja është e rëndë dhe se mjekët po neglizhojnë si punën ashtu edhe të japin informacion.

"Ende nuk dimë nëse kanë vdekurt të tjerë kështu si po i japin informacionet këto, nuk duam të vdesin të tjerë është shumë gjendje e rëndë. Të plagosurit kanë plagë të shumta mjekët neglizhojnë dhe nuk na japin asnjë informacion për të afërmit. Shteti ti trajtojë jashtë vendit ti nisi"-shprehen ata te revoltuar.

Share This Video


Download

  
Report form