Report - Banoret e Ishmit pengojne serish punetoret per zhvarrosjen e Ibrahim Kodres

Report TV 2016-02-06

Views 3

DURRES - Kanë vijuar tensionet në Ishëm të Durrësit, ku banorët për të dytën ditë kanë bërë rezistencë ndaj vendimit të Ministrisë së Kulturës për zhvarrosjen e eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra, me qëllim ngritjen e një memoriali në kodrat e Liqenit.

Edhe sot përfaqësues të Ministrisë së Kulturës si dhe punëtorët e ndërmarrjes komunale të Durrësit do të zbatonin vendimin që në orët e para të mëngjesit. Banorët kanë rrethuar varrin monumental duke mos u lënë asnjë mundësi për të kryer procedurat e zhvarrimit. Ata shprehen se do të ruajnë deri në fund amanetin e Ibrahim Kodrës për tu prehur në vendin e tij të lindjes.

"Ne i bëjmë thirrje pushtetit vendor siç është bashkia e madhe dhe shtetit që të merret me këtë problem të mbyllet një çast e më parë".

"Kur është varrosh këtu ka qenë zëvendëskryetar i Bashkisë së Milanos i cili tha që ne do kishim dëshirë ta mbanim Ibrahim Kodrën në Milano por tha: "Meqë dëshira Ibrahim Kodrës është të varrosej në vendin ku ka lindur dhe ne zbatojmë këtë dëshirë natyrale".

"Ky njeri i madh në vepra, në art është i madh edhe në logjikë përderia ka thënë që më çoni në vendin tim".

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS