KUJDES! 1000 pemë rrezikojnë të bien në Parkun e Liqenit /Reportazh

Report TV 2016-02-05

Views 7

TIRANE - 1000 pemë në parkun e Liqenit Artificial rrezikojnë të rrëzohen për shkak të vjetërsisë. Alarmi është dhënë nga Agjencia e parqeve dhe rekreacionit e cila po kujdeset të shmangë incidentet.

Report TV sjell përmes një reportazhi gjendjen e pemëve përkrah shëtitoreve në kodrat e Liqenit. Shumë prej tyre kanë degraduar për shkak të vjetërsisë.Ndërkohë Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në një reagim zyrtar për Report Tv bën me dije se pemët do të priten me qëllim shmangien e incidenteve dhe se agjencia ka nisur inventarizimin e të gjitha pemëve me rrezikshmëri.

Sipas agjencisë bëhet fjalë për pemë të llojeve acacia, plep, selvi, dhe pisha.

Në kuadër të kujdesit dhe shmangies së problemeve si pasojë e rrezikut nga rënia e pemëve, ka nisur tashmë edhe prerja dhe krasitja e drurëve të rrezikshëm.

Po ashtu nga Agjensia ka nisur edhe mbjellja e pemëve të reja si dhe sistemimi i gjithë hapësirës së parkut.

Parku i Liqenit Artificial është një nga zonat që frekuentohet mesatarisht nga 30 mijë qytetarë çdo ditë, të cilët zgjedhin të kalojnë disa orë në natyrë.

Ndërkohë që qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë për çdo rast të mundshëm të rrezikut që paraqesin këto pemë.

Share This Video


Download

  
Report form