Banorët e Ishmit kanë protestuar këtë mëngjes kundër vendimit për zhvarrosjen e eshtrave të piktorit të mirënjohur Ibrahim Kodra.
Varri i tij monumental gjendet përballë hyrjes së Kalasë së Ishmit në Durrës. Banorët janë shprehur se nuk do të lejojnë zbatimin e këtij vendimi dhe kërkojnë nga Ministria e Kulturës të tërhiqet.
Nga ana tjetër vendimi justifikohet me faktin se vetë piktori e ka lënë në testament për t?u prehur tek kodrat e liqenit. Ibrahim Kodra ndërroi jetë në 7 shkurt 2006 në Milano të Italisë, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës.