TIRANË - Teksa kanë ngelur më pak se dy muaj nga përmbylla e procesit zgjedhor në Partinë Socialiste, në shumicën e bashkive të vendit, ka filluar gara brenda bazës socialiste për drejtuesit e rinj të degëve. Individë me kontribute ndër vite në PS, apo të ardhur rishtaz dhe me ambicie, kanë filluar të lobojnë brenda anëtarësisë së njësisë, si dhe përmes deputetëve apo kryebashkiakëve, tek të cilët kërkojnë mbështetje për kalimin e ?provës? në Kryesinë e Partisë Socialiste, e cila do të përzgjedhë kandidaturat e ardhura nga baza, për të hedhur në votim vetëm ato që vlerëson si figura të duhura.