Report TV - Çmimet që do të paguhen për çdo vizitë tek mjeku/ Ja lista me tarifat

Report TV 2016-02-04

Views 1

Ulen çmimet e ekzaminimeve shëndetësore që kryhen në poliklinika dhe spitale për të gjithë ata persona që janë të pasiguruar por që do të zbatojnë sistemin e referimit. Ky ka qenë vendimi më i fundit i marrë nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj duke bërë të mundur uljen e pagesës nga 60-80 për qind për të gjitha llojet e ekzaminimeve.

Urdhri
Sipas këtij urdhri në rastet se një person nuk zbaton sistemin e referimit ai duhet të paguajë çmimet reale të ekzaminimeve. Kurse nëse ndjek sistemin e referimit çmimet do të jenë disa herë më të lira. Kështu, pacienti fillimisht duhet të shkojë tek mjeku i familjes, në rastet kur ky i fundit gjykon se pacienti ka nevojë më të specializuar me anë të një rekomandimi e dërgon tek mjeku specialist.

Kur pacienti paraqitet tek mjeku specialist duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti dhe rekomandim nga mjeku i familjes. Në këto raste ai duhet të paguajë çmimet më të ulëta të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Për shembull nëse një person i pasiguruar ka të nevojshme kryerjen e një ekografie, ajo kushton 1000 lekë në rastet kur pacienti nuk ndjek sistemin e referimit. Në rast se pacienti do të shkojë fillimisht tek mjeku i familjes dhe më pas tek specialisti për kryerjen e kësaj ekografie do të paguajë vetëm 200 lekë. Ndërkohë pacientët të cilët janë të siguruar vetëm me paraqitjen e kartës së shëndetit dhe asaj të identifikimit i përfitojnë të gjitha këto ekzaminime falas.

Share This Video


Download

  
Report form