Report TV - Vrasjet mafioze në Durrës, Llalla: Krimi sfidoi autoritetin e shtetit

Report TV 2016-02-03

Views 3

Durres - Krimi ka sfiduar autoritetin e shtetit. Kështu është shprehur kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla duke ju referuar vrasjeve të fundit mafioze që kanë ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, siç është vrasja e dy të rinjve pranë portit, dhe rrëmbimi e më tej ekzekutimi i Gazmend Çollakut. Në fjalën e tij gjatë analizës vjetore të Prokurorisë së Durrësit, kryeprokurori tha se shkak për krimet mafioze në muajin janar kanë qenë trafiqet e paligjshme të lëndëve narkotike.

Llalla u kërkoi vartësve që të intensifikojnë punën për zbardhjen e këtyre ngjarjeve dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve.

"Prokuroria duhet të jetë në lartësinë e detyrës për t'i zbuluar këto ngjarje", tha Llalla.

Gjithashtu ai u ka lënë porosi hetuesve të qytetit bregdetar që të hetojnë korrupsionin në disa prej institucioneve më të rëndësishme të qytetit, si Dogana, Porti e Tatimet ku qarkullojnë sasira të konsiderueshme parash.

Kryeprokurori vuri në duke se edhe në prokurorinë e këtij rrethi problem mbeten numri i lartë i vendimeve për mosfillim apo pushim të dosjeve. Gjithashtu problem mbetet bashkëpunimi me policinë gjyqësore dhe shërbimet e ekspertimeve

Share This Video


Download

  
Report form