TIRANË - Mbetjet spitalore trajtohen nga kompani private të cilat nuk zbatojnë asnjë kusht teknik, ashtu siç është parashikuar në ligjet shqiptare. Madje këto kompani në disa raste pavarësisht se lidhin kontratë me spitalet apo klinikat nuk shkojnë ti marrin mbetjet për ti asgjësuar. Nga një vendim i Inspektoratit Shtetërore Shëndetësor në vitin 2015-t që ka siguruar ?Report Tv?, një nga shoqëritë e licensuara në vendin tonë, ?Euroteam? është gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra. ?Ndaj shoqërisë ?Euroteam? merret masë për mbyllje provizore. Dënimi administrative: 1 milionë lekë të reja?, - thuhet në vendimin ISHSH-s.