Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët dhe operatorët turistikë në Shkëmbin e Kavajës në Golem thonë se zona nuk plotëson kushtet për të pritur vizitorë. Sipas tyre mungesa e rrugëve dhe e ndriçimit publik ka sjellë shqetësime tek turistët, të cilët çdo herë e më pak preferojnë të rikthehen.
Durres- Zona e Shkëmbit të Kavajës, një nga më të frekuentuarat nga turistët në Durrës, rrethohet nga një infrastrukturë aspak e përshtatshme për të pritur vizitorë. Rrugët e brendshme janë të pa shtruara, dhe të mbushura me pellgje uji. Banorët bëjnë thirrje që të mendohet për turizmin në këtë zonë.
Banorët thonë: Për fëmijë, për gra rruga është pa ndriçim frika është më e madhe. Ne duam turista, po a i kemi mbushur kërkesat tona me ardhur turistat? Kjo është pikëpyetje e madhe. Në dimër ka ujë, baltë, në verë ka pluhur. Në qoftë se dikush ka blerë shtëpi këtu e ka blerë 30 mijë euro, por 15 mijë euro nuk e blen më njeri shtëpinë këtu. Njerëzit kanë ikur, janë larguar.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shkembi-i-kavajes-ska-infrastrukture-per-turizem-ankohen-operatoret/