Report TV - Pogradec, shpërthen bombola në lokal, 30 persona të plagosur

Report TV 2016-02-01

Views 0

POGRADEC - Më shumë se 30 persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi që dyshohet se përdorej për ngrohje në një lokal. Ngjarja ndodhi në fshatin Beragozhde te njesise administrative Dardhas pak kilometra në hyrje të Pogradecit, ku mes të lënduarve janë pjesë e stafit si dhe klientë që ndodheshin të ulur në tavolinat e lokalit në momentin e shpërthimit.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 17:50 një lokal në qendër të fshatit në pronësi të Dashamir Muçkës, por ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në momentin e shpërthimit. Shumica e të plagosurve janë të rinj në moshës, rreth 18-27 vjeç.

Deri më tani raportohet për mbi 30 të lënduar, të cilët janë transportuar në spitalin e Pogradecit, por fatmirësisht pa viktima. 22 prej të plagosurve janë transportuar për mjekim më të specializuar në Repartin e Djegieve Plastike në QSUT, ndërsa 6 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, me djegie të shkallës 3-4. Por pritet qe te gjithe te lenduarit te sillen me ambulanca drejt Tiranes, per shkak se ne Spitalin e Pogradecit mungojne mjeket specialiste dhe infrastruktura per djegiet.

Në vendngjarje mbërritën 2 ambulanca, zjarrfiksja, si dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.

Share This Video


Download

  
Report form