Report TV - Ksera sot para Gjykatës,u vu në pranga sapo u kthye nga Greqia

Report TV 2016-01-31

Views 0

TIRANË - Ish-Ministri Spiro Ksera u vu në pranga sapo u kthye nga Greqia ditën e premte. Ky fakt konfirmohet për Report Tv nga burime pranë policisë së Gjirokastrës të cilët dhe pse kishin marrë urdhër ndalimin nuk e kishin ekzekutuar pasi Ksera ndodhej jashtë vendit.

Së bashku me urdhër ndalimin për Kserën prokurori Ndini Tavani ka lëshuar dhe 7 urdhër ndalimi të tjera mes tyre dhe për tre zonja.Prej të shtunës në mëngjes ish-Ministri Ksera ndodhet në ambientet e policisë së Tiranës ku u transferua nga policia e Gjirokastrës ndërsa është lënë në një ambient të veçuar në dhomën nr.6 të paraburgimeve në ambientet e drejtorisë.

Pas ndalimit të tij ish ministri është takuar vetëm me avokatin mbrojtës Genci Gjokutaj, ndërsa në mesditë në ora 13:00 ai pritet të dalë para Gjykatës së Tiranës ku masa e sigurisë ndaj tij do të shqyrtohet nga gjyqtari Ilir Celiku.Kjo nuk është hera e parë që ish-Ministri përballet me drejtësinë pasi në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e një hetimi ai ka dëshmuar dhe në procesin ndaj ish-vartësit të tij Klevis Bitro.

Këto hetime janë kryer nga akuza për Bitron dhe Ksera ka dëshmuar në lidhje me ish këshilltarin e tij Theofan Kalivioti i cili dhe pse nuk punonte fizikisht në Ministri paguhej nga buxheti i shtetit si këshilltar politik i Spiro Kserës.

Share This Video


Download

  
Report form