Report TV - Nesër bileta 40 lekë, Mazniku: Nuk respektohen rregullat? Heqje licence

Report TV 2016-01-31

Views 2

Duke filluar nga kjo e hënë me datën 1 shkurt qytetarët në Tiranë do të paguajnë për biletën e transportit urban 40 lekë nga 30 që ishte më parë. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku ndërsa u kujtoi qytetarëve këtë ndryshim në çmimin e biletës sigurisë e bahskia ëhstë në dispozicion për pëmrirëismine vazhdueshmë të këtij shërbimi.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë, Arbian Mazniku janë 10 masa ato që duhet të zbatojë çdo linjë e transportit urban, e për këtë, Bashkia e Tiranës do vërë në terren policinë Bashkiake dhe AMK, (Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit) për të parë nëse zbatohen masat e parashikuara

"Agjencia e mbrojtjes së konsumatorit dhe policia bashkiake do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme lidhur me përmisimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Ne kemi marrë masa që për çdo shkelje të ketë denim deri në heqje licence.-tha Mazniku.

Në kuadër të përmirësimit të shërbimit për qytetarët, Mazniku u paraqiti të gjithë detyrat që kompanitë duhet të ushtrojnë ndaj qytetarëve, ndërsa paralajmëroi masa ndaj kompanive deri në heqje të licensë për shkeljet që mund të kryejnë.Ndër këto masa, parashikohet respektimi rigoroz i orareve, respektim i frekuencës në stacion, respektimi i shpejtësisë së lëvizjes, pajisje me kondicion që është në punë gjatë gjithë kohës së udhëtimit, pastërtia e mjeteve si brenda dhe jashtë, informacion për oraret dhe lëvizjen, pajisja me uniformë e personelit, etj.

Share This Video


Download

  
Report form