http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tensionet mes Turqisë dhe Rusisë, te shkaktuara nga rrëzimi i nje avioni rus nga bombarduesit turq ne muajin nëntor pritet te rikthehen, pasi Ankaraja njoftoi se nje avion rus ka shkelur hapësirën ajrore turke ditën e premte. Ministria e Jashtme turke sqaroi se avioni SU-34 e beri nje veprim te tille, pavarësisht paralajmërimeve ne gjuhen ruse dhe angleze. Ne deklaratën e saj u dënua incidenti dhe ajo qe vlerësohet si sjellje e papërgjegjshme. Ministria thekson se shkelja e hapësirës ajrore eshte nje sinjal se Rusia kërkon përshkallëzimin e tensioneve. Ne te paralajmërohet gjithashtu se Moska do te mbaje përgjegjësi te plote për çdo pasoje te padëshirueshme. Ne shenje proteste ndaj kesaj ngjarjeje Turqia thirri per sqarime ambasadorin rus ne Ankara, Andrey Karlov. Incidenti me avionin rus te rrezuar pranë Sirise vitin e shkuar u pasua nga akuza te ndersjella te liderëve te dy vendeve dhe vendosjen e sanksioneve nga Moska qe goditen industrinë truke te turizmit dhe tregun e eksporteve.