Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë pastrimin e gjithë vijës bregdetare nga ndërtimet pa leje, ku pas Himarës do të jetë Saranda ajo që do të kalojë në sitën e inspektorëve. Kreu i këtij institucioni, Dallëndyshe Bici thotë për Ora News, se në datën 1 shkurt do të nisë prishja e ndërtimeve në parkun e Butrintit, për tu shtrirë më pas në gjithë territorin e zonave bregdetare.
Prishja e ndërtimeve në Himarë është vetëm fillimi i një aksioni të gjerë që Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të ndërmarrë për të pastruar vijën bregdetare nga ndërtimet pa kriter.
Në një intervistë për Ora News kryeinspektore Dallëndyshe Bici njofton se të hënën në 1 shkurt fadromat do të ulen në Parkun Kombëtar të Butrintit, për të vijuar më pas me gjithë vijën bregdetare pas studimit të zonës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ndertimet-pa-leje-bici-pas-himares-fadromat-te-henen-do-te-ulen-ne-butrint/