http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës zbardh motivet për lëshimin e urdhrit të ndalimit për ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera. Në një njoftim zyrtar, thuhet se Ksera ka kryer veprën penale të ?vjedhjes duke shpërdoruar detyrën? nëpërmjet procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore gjatë vitit 2013. Hetimet mbi ministrin e qeverisë Berisha, nisën në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ksera, në cilësinë e kryetarit të Entit Prokurues, në bashkëpunim me ish-drejtorin e kabinetit Kleves Bitro, si edhe me mbështetjen e disa zyrtarëve të tjerë ka vjedhur 30 milionë lekë të rinj nga buxheti i shtetit.?Këto shuma financiare, ish-drejtuesit e lartë të Ministrisë së Punës i kishin akorduar për disa aktivitete për shtresa të ndryshme sociale, por që faktikisht eventet nuk ishin realizuar por vetëm shënuar në dokumente. Ish-ministri u soll në Drejtorinë e Policisë së Tiranës natën duke u gdhire e shtuna, ndërkohë që gjate paradites ai ka marrë kontakt me mbrojtësin e tij ligjor, Genc Gjokutaj. Ksera ka mbajtur detyrën e Prefektit të Gjirokastrës në periudhën 2005-2009. Më pas mori detyrën e ministrit të punës nga viti 2009 deri në vitin 2013.