Report TV në fshatin e ish-ministrit të arrestuar, Ksera: S'kam bërë gjë!

Report TV 2016-01-30

Views 0

GJIROKASTËR - Televizioni Report TV u gjen këtë mëngjes në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, aty ku mbrëmjen e së premtes u arrestua ish-ministri i Punës në kabinetin "Berisha 2", Spiro Ksera.

Një fshat i zgjuar i qetë, me shumë pak lëvizje...por edhe ata pak banorë që shihen të lëvizin në rrugët e Derviçanit refuzojnë të komentojnë për arrestimin e Kserës, vendim të cilin e kanë pritur me indinjatë.

Gazetari i Report Tv Piro Nase u gjend edhe në lokalin ku ish-ministri ndodhej në momentin që u arrestua. Banesa e tij, ku Ksera jeton me bashkëshorten, ndodhet vetëm 100 metra larg lokalit.

Duke cituar burime të policisë së Gjirokastrës, gazetari Nase u shpreh se gjatë momentit të ndalimit nga oficerët e policisë, ish-ministri është shfaqur mjaft i qetë, sikur të kishte pasur informacion për arrestimin e tij. Efektivët e kanë shoqëruar menjëherë nga lokali në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës. "Unë nuk kam bërë asgjë, megjithatë po vij me ju", - mësohet të jetë shprehur Ksera gjatë momentit të arrestimit.

Ksera gëzon popullaritet në zonën e Dervicanit dhe në të gjitha votimet ai ka marrë mbi 70 % të vota. Në zonë ish-ministrin e njohin dhe si djali i "Dervicanit".

Share This Video


Download

  
Report form