Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pastrimin e vendit në zonën e Shkozës ku një ditë më parë u dogjën 10 barake të komuniteti romë. Autoritet e bashkisë po mbledhin të dhënat për ti përfshirë këto familje në programe sociale. Vetë banorët e këtij komuniteti përkrahin mundësinë e strehimit me kontinerë ndërsa kërkojnë ushqim në pamundësi për të siguruar atë.
Punonjesit e ndërrmarrjes nr 2 të bashkisë së Tiranës po pastrojnë vendin ku baraket e familjeve rome u shkrumbuan një ditë më parë. Drejtoria e Strehimit po mbledh të dhënat e këtyre familjarëve për të parë mundësinë e përfshirejes së tyre në programe sociale, megjithëse, situata është e vështirë për shkak të djegies së dokumenteve të identitetit dhe pamundësisë për të verifikuar të dhënat e plota që do të deklarojnë banorët.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/djegia-e-barakave-te-romeve-bashkia-nis-punen-do-te-vendose-kontinere/