Report TV - Intervista/ Dervishi: Asnjë cënim i privatësisë nga kamerat e sigurisë

Report TV 2016-01-28

Views 3

TIRANË - Vendosja e kamerave të sigurisë pranë zonave të banuara dhe në lokalet e natës, ku do të regjistrohen veç veprimeve edhe bisedat, nuk cënon privatësinë. Në një intervistë për Report TV Komsioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Besnik Dervishi thotë se për këtë projektligj janë bërë vërejtje dhe janë miratuar rregulla për të mbrojtur privatësinë e çdo personi.

"Unë jam njohur me këtë ligj në cilësinë e drejtuesit të autoritetit. Projektligji është dërguar për mendim ashtu siç e parashikon ligji është dërguar për mendim pranë autoritetit. Autoriteti ka punuar mjaft seriozisht me këtë projektligj dhe ka bërë duhet të them mjaft vërejtje. Për sa i përket mbrojtjes së privatësisë rregullat që janë vendosur në këtë ligj e garantojnë privatësinë e qytetarëve pastaj batutat qqë përdoren veçanërisht në ambiente politike ne duhet ti veçojmë nga ajo çfarë parashikon ligji", - shprehet Dervishi.

Përgjimet që do të bëjnë strukturat e policisë sipas Dervishit garantojnë sigurinë publike, për shkak të nivelit të lartë të kriminalitetit. Gjithashtu ai thotë se përgjimet po bëhen edhe në kuadër të luftës kundër terrorizimit.

"Natyrisht ky është një ligj tejet specifik ku kërkohet zbatimi me përpikëri i rregullave si nga policia e shtetit është një term në mbrojtjen e të dhënave që quhet kontrollues por edhe nga të gjithë subjektet ku do të vendosen këto pajisje. Si qytetarë të këtij vendi të gjithë jemi të interesuar për sigurinë publike dhe veçanërisht për situatën e rrezikut të kriminalitetit, të luftës ndaj kriminalitetit por veçanërisht edhe të luftës që dhe të angazhimit që duhet të ketë vendi ynë ndaj akteve terroriste", tha Dervishi.

Vendosja e kamerave në ambientet publike, po diskutohet në komisionet parlamentare dhe pritet që shumë shpejt të kalojë për miratim në Parlament.

Share This Video


Download

  
Report form