TIRANE - Në kryeqytet do të ndërtohen 11 parkime nëntokësore. Bashkia e Tiranës ka miratuar 11 projekte, pas një studimi të bërë në vitin 2012-t, se kryeqyteti nuk ka hapësira për të parkuar makinat.
Pas parkut Rinia parkime nëntokësore pritet të ndërtohen edhe në
Sheshin te ?Vllezërit Frashëri? pranë kullave binjake, Lulishten tek monumenti i diktaturës, në krah të Kuvendit.
Të gjitha këto parkime do të ndërtohen nëpërmjet dhënies me koncesion, për shkak se Bashkia e Tiranës nuk mund ti financojë. Pavarësisht se një pjesë e tyre do të ndërtohen në lulishte dhe sheshe kryesore, kushti i vendosur nga bashkia është rikthimi i lulishteve në gjendjen që ato janë sot.
Tarifat për të parkuar makinat në këto parkime do variojnë nga 40-120 ora, ndërkohë që do funksionojnë edhe abonimet mujore apo vjetore.