9 mijë banorë të Njësisë Administrative nr. 11 do të përfitojnë nga investimi i Bashkisë së Tiranës për më shumë hapësira publike, rrugë të reja, mure dekorative, sinjalistikë rrugore dhe zhvendosje të linjave elektrike dhe telefonike.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në bllokun e banimit prej 30 hektarësh në njësinë nr.11, ku është investuar për rikonstruksionin e rrugëve, si dhe infrastrukturën mbitokësore dhe nëntokësore të kësaj zone.
?Investimi që përurojmë sot është një investim që i ka kushtuar 2 milion dollarë Bashkisë së Tiranës, në një zonë informale e cila njihet si blloku i Shinave, pranë Bregut të Lumit, në zonën administrative të Laprakës. Më vjen mirë për 9 mijë banorët e zonës që përfitojnë nga ky investim, i cili përfshin sinjalistikë, trotuare, hapësira publike, rrugë të asfaltuara etj?, u shpreh Veliaj.