http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mesditen e se martës kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, ka zhvilluar nje takim me kreun e PD Lulzim Basha, duke shënuar kështu nje hap afrimi me opozitën. Edhe pse kjo eshte hera e pare qe Dule hyn ne selinë e PD, bashkëpunimi me te djathtën, ka qene prezent edhe ne zgjedhjet lokale te 2015. Ne qershorin e vitit te kaluar, demokratet tërhoqën 2 dite para zgjedhjeve kandidatin e tyre ne Finiq, për te forcuar kandidatin e PBDNJ, ndërsa vete Dule shpalli se ne Sarande forca e drejtuar prej tij, do te votonte per kandidatin e PD.Prej muajsh, marrëdhëniet mes Vangjel Dules dhe Partisë Socialiste, nuk janë te mira dhe krisja nisi ne momentin qe partia qe mbron interesat e komunitetit çam u be pjese e qeverisjes dhe zgjedhja e Shpëtim Idrizit ne postin e nënkryetarit te kuvendit, u pasua nga dorëheqja e Vangjel Dules nga numri dy i Parlamentit. Nje tjeter takim qe Lulzim Basha zhvilloi ne zyrën e tij ne parti ishte dhe ai me kryerepublikanin Mediu, nje takim rutine ky pasi PR mbetet aleati me i ngushte i demokrateve. Pas aleateve, Basha ka mbledhur krenaret e degëve te PD per te përgatitur protestat qe opozita do te zhvilloje ne te gjithë Shqipërinë. Përveç protestave, opozita ka planifikuar edhe takime me qytetaret per t?iu sqaruar atyre edhe platformën e saj për vendin.