Goditet rrjeti i prostitucionit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një grup i strukturuar kriminal shqiptar, qe kontrollonte rrjetin ndërkombëtar te prostitucionit, u godit njëherësh në tri shtete të Bashkimit Europian: Itali, Belgjike dhe Sllovaki. Drejtori për Krimin e Organizuar ne policinë e Shtetit Ardian Çipa, konfirmoi se, operacioni i koduar ?Tempesta 2015? vuri në pranga 17 persona për shfrytëzim prostitucioni dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjithashtu, Çipa, nënvizoi se, operacioni do të vijojë edhe për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë organizatë kriminale. Ndërkohë, Policia e Shtetit u ndihmua për këtë operacion nga partneri i saj italian, Interforza, teksa vajzat, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion në Veri të Italisë, vinin kryesisht nga vendet e Europës Lindore, si; Moldavia, Rumani dhe Ukraina.

Share This Video


Download

  
Report form