Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reforma e Ministrisë së Shëndetësisë për shkurtimin e personelit të mesëm në spitale ka prekur dhe Pogradecin. Drejtori i këtij spitali, shpjegon se Pogradeci në ndryshim nga qytete të tjera ka shtim të popullsisë vitet e fundit dhe gjatë verës, dyfishohet numri i pacientëve, për shkak të fluksit të turistëve. Ndërkohë në Lezhë, ka marrë fund problemi i mungesës së mjekëve specialistë.
Rreth 40 punonjës të stafit të mesëm në Spitalin e Pogradecit kanë marrë fletën e shkurtimit të vendit të punës, pas urdhrit të Ministrisë së Shendetësisë.
Por Drejtori i këtij spitali Genti Çala vlerëson se vendimi është i gabuar. Çala argumenton se përveçse Pogradeci gjatë viteve të fundit ka rritje të ndjeshme të popullsisë, gjatë verës dyfishohet numri i tyre dhe për pasojë nevoja për shërbim është më e madhe.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/drejtori-i-spitalit-te-pogradecit-kunder-shkurtimeve-ne-lezhe-plotesohen-mjeket/