TIRANE - Heqja e pagës deputetit socialist Namik Dokle në periudhat shtator 2009-Maj 2010 nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është vlersëuar e padrejtë. Deputeti socialist ka fituar në gjykatë të drejtën e fitimit të pagës për 9 muaj, ndërsa një padi të ngjashme rezulton ta kenë bërë dhe disa deputet të tjerë socialist të cilët në 2009 bojkotuan punimet e kuvendit.
...
Ish-nënkryetari i Parlamentit aktualisht deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit Namik Dokle fiton gjyqin me Kuvendin duke përfituar pagën e munguar, shpërblimet dhe dietat për një periudhë 9-mujore.
Vendimi në favor të deputetit është dhënë nga gjyqtari Gentian Hamiti i cili i ka njohur Dokles të drejtën për të përfituar afro 1.4 milionë lekë përfitime për periudhën shtator 2009-maj 2010.
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht një kopje të këtij vendimi ku gjyqtari sqaron se për këtë periudhë parlamenti duhet të paguajë paditësit në këtë rast Dokles, pagën neto prej 780.243 lekë shpenzime telefonike në shumën 147.100 lekë, dieta në vlerën e 272.282 lekë si dhe shpenzime transporti në vlerën e 223.042 lekë.
Por përse nuk u paguan deputeti Dokle?
Juristi i parlamentit në gjykatë ka sqaruar se konflikti financiar me deputetin ka ardhur si pasojë e bojkotit të plotë që z.Dokle i ka bërë punës së Kuvendit duke mos marrë pjesë në seanca plenare, komisione parlamentare dhe veprimtarinë e parlamentit.
Por sipas gjykatës mandati i një deputeti dhe të drejtat e përfitimet që lindin prej mandatit nisin që ditën që Komisioni Qendror zgjedhor e shpall atë fitues.
Periudha shtator 2009 - maj 2010 përkon me protestën e Partisë Socialiste në atë periudhë në opozitës, e cila nën moton ?Hap Kutitë? bojkotoi për disa muaj punimet e Kuvendit.
Në atë periudhë Kuvendi drejtohej nga Jozefina Topalli e cila vendosi që jo vetëm deputetit Namik Dokle por plot 63 deputetëve të tjerë socialist t'i ndërpresë
përfitimet financiare.
Mes deputeteve që ju ndërprenë pagat dhe kanë bërë padi në gjykatë janë Vali Leskajt Olta Xhacka e ish-deputetja Shegushe Ligori.
Me këtë vendim të Gjykatës Administrative vendimi i ish-kryetares së Kuvendit është konsideruar i padrejtë duke detyruar administratën aktuale të paguajë paratë.