Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ngricat e krijuara gjatë ditëve të fundit në qarkun e Kukësit kanë shkaktuar rrëshkitje dherash e gurësh në aksin nacional Kukës-Shishtavec, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve që e përshkojnë këtë rrugë.
Njëra korsi e këtij segmenti rrugore që lidh shumë fshatra të Njësive Administrative Zapod,Topojan e Shishtavec është pothuajse e pakalueshme pas rrëshkitjes se masiveve të dherave e gurëve, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.
Kalimtarët bëjnë thirrje që të ndërhyhet menjëherë për pastrimin e mirëmbajtjen e kësaj rruge, pasi pasojat mund të jenë fatale për jetën e tyre.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rreshkitje-dherash-e-guresh-ne-aksin-kukes-shishtavec-udhetaret-jemi-te-rrezikuar/