http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Lodhja nga zgjerimi? ne Bashkimin Europian fuqizon islamizmin radikal ne Ballkanin Perëndimor. Ketë teze, qe nuk është e re, kryeministri Edi Rama e ka shtjelluar gjate nje leksioni ne kolegjin e europës në Bryzh, te Belgjikës. Ndërsa ka folur per rëndësinë qe BE ka si fuqi transformuese ne rajonin tone, lideri i maxhorances shqiptare është ndalur edhe tek rreziqet qe sjell bllokimi i procesit te zgjerimit.?Kjo ?lodhje nga zgjerimi? vë në rrezik fuqinë transformuese të BE-së mbi ?europianizimin? e vendeve të rajonit. ?Lodhja nga zgjerimit?, gjithashtu, i jep hapësirë politikanëve nacionalistë dhe islamizmit radikal në Ballkanin Perëndimor, që përdor neglizhencën e BE-së në drejtim të Ballkanit Perëndimor për axhendën e tyre.?Per kryeministrin e nje vendi me shumice muslimane si Shqipëria, ndikimi i perceptimit rreth islamit ne procesin e integrimit vjen kryesisht nga mungesa e njohurive mbi fenë.?Ne përballemi me një problem të madh, që lidhet me injorancën e brezit të ri apo të gjithëve ne bashkë, në lidhje me besimin fetar. Duhet të kuptojmë se rritja e partive anti-europiane bazohet shumë në këtë luftë dhe në injorancën e njerëzve që nuk dinë asgjë rreth islamit, kulturës, historisë së këtij besimi, ashtu si besimeve të tjera. Në Shqipëri, ne punojmë së bashku me disa partnerë dhe miq, për të ndërtuar një paketë të laicitetit dhe kulturës së besimeve dhe ta fusim këtë në shkollë, për t?i dhënë fëmijëve dhe të rinjve, mjetet për të kuptuar dhe për të pasur opinionin e tyre?.Sipas Rames reformat sot ne Shqipëri, por edhe ne vendet fqinje udhëhiqen vetëm nga vendosmëria per t?iu bashkuar BE, duke shpjeguar keshtu edhe ecurinë e reformës ne drejtësi ne vendin tone.?Tani jemi në fazën e parë të finalizimit të reformës në drejtësi. Komisioni i Venecias është i pranuar nga të gjithë si një këshilltar mbi palët, ndaj jam besimplotë që do të kalojmë pengesat.?Por ne fjalën e tij lideri i maxhorances nuk ka harruar edhe shqiptaret e Kosovës, duke e cilësuar paradoks mosdhënien ende të së drejtës për lëvizjen e lirë të qytetarëve në Kosovë.