Reforma në drejtësi, “Venecia”: S’na takon ne të përcaktojmë shumicën, por kujdes me emërimet

Ora News Lajme 2016-01-22

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në përmbyllje të vizitës së tyre në Tiranë, raporterët e Venecias kanë theksuar edhe njëherë nevojën e realizimit urgjent të reformës në drejtësi.
Sekretari i komisionit të Venecias, Thomas Markert, tha se reforma duhet të garantojë pavarësinë e gjyqësorit, të forcojë llogaridhënien dhe të luftojë korrupsionin.
Teksa përgëzoi draftin e hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë, ai kërkoi të bëhet kujdes me emërimet në drejtësi.
Duke u ndaluar në pikën më të debatuar mes palëve politike, shumicën që do përdoret për përzgjedhjen e organeve dhe kandidaturave të posaçme në organe të ndryshme, Markert tha se Komisioni i Venecias nuk ka ndryshuar mendim për shumicën por nuk i takon atij të diktojë një zgjedhje.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/raporteret-e-venecias-vleresojne-draftin-kujdes-me-emerimet-ne-drejtesi/

Share This Video


Download

  
Report form