Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ngricat në Bulqizë kanë lënë pa ujë prej 4 ditësh banorët e Bulqizës. Problematike mbetet edhe lëvizja e qytetarëve, pasi akulli në rrugë arrin në disa centimetra.
Prej 4 ditësh banorët e qytetit të Bulqizës janë pa ujë të pijshëm. Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar ngrirjen e tubacioneve të Ujësjellësit.
Sipas kryeinxhinierit të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Bulqizë, Besnik Hyseni, tubacionet kanë pësuar edhe çarje për shkak të amortizimit.
Fisnik Hyseni:Arsyeja që ngrijnë tubat është për fatin se rrjeti, sidomos në qytet, është shumë i amortizuar si rezultat i defekteve të ndodhura, çarjeve të tubacioneve. Kërkohet një ndërhyrje urgjente, sidomos për qytetin e ri meqenëse është shumë i amortizuar.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/banoret-prej-4-ditesh-pa-uje-te-pijshem-veshtiresi-ne-levizje-akulli-disa-cm/