Report TV - Dashamir Shehi: Jam për sistem zgjedhor me Prim e lista të hapura

Report TV 2016-01-22

Views 6

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi deklarohet në favor të sistemit zgjedhor me Prim . Duke folur ne emisionin ?Rreze Dielli? politikani i djathte shtoi gjithashtu se proporcionali kombëtar dhe listat e hapura do të krijonin jo vetem stabilitet në qeverisje por dhe ne sistemin politik.

"Unë jam për propocional kombëtarë, e dyta jam për lista të hapura që të ketë një elemet mazhoritar brenda dhe këtu elementët e konfederatës mund të hyjnë fare mirë, të futen kryetarët në një listë dhe aty të marrim vesh sa vlejnë. Kjo do krijojë elita partiake dhe politike. Sot elitat partiake i bën kryetari. i mbetem idesë së primit që ta minimizojmë këtë sport të shëmtuar, se ti hy dhe i thua qytetarëve që të votojnë këtë dhe më pas bëhesh me atë. Jo për të rritur pushtetin e fitimtarit, por për ti dhënë mjete dhe për ta bërë përgjegjës atë."

Forcat politike të qendrës së djathtë mbështesin idenë e krijimit të një konfederate të djathtë ku të bëjë pjesë i gjithë ky spektër politik. Propozimi erdhi disa ditë më parë nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ndërsa dakordësim me të kanë shprehur edhe dy parti politike të tjera, PLL dhe LZHK

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS