Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare thotë se 1% e vizitorëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në vend përtej afatit të vizës.
Një raport i ri i publikuar të martën nga ky departament, i cili ka nën mbikqyrjen e tij edhe agjencinë e kufijve dhe imigracionin, përfshin të dhëna mbi afro 45 milionë vizitorë që duhet të kishin ikur para datës 30 shtator 2015, por rreth 416 mijë e 500 prej tyre ende nuk ishin larguar. Ndër vizitorët përfshihen turistë dhe biznesmenë të ardhur për aktivitet pune.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shba-1-per-qind-e-vizitoreve-tejkaluan-vizat-207-nga-shqiperia/