http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partnerja kryesore e socialistëve në bashkëqeverisjen e vendit, LSI nuk eshtë dakord me politikat fiskale të qeverise. Sekretari i përgjithshëm Luan Rama ka shprehur rezerva edhe per vendimet e per dhënien me koncesion te disa veprave te mëdha. ?Teprimi me koncesionaret, është një tërheqje vëmendje. Partenriteti publik-privat është i rëndësishëm për vendin, por në këtë partneritet nuk është i rëndësishëm vetëm buxheti i shteti, por edhe privati duhet të jetë bashkëveprues dhe bashkëfinancues.?Luan Rama i beri thirrje qeverise të tregohet më e kujdesshme dhe të respektojë rekomandimet e FMN-së, të publikuara në raportin e saj më të fundi. Pa bërë paralajmërime për ditë të vështira të ekonomisë, Luan Rama duke u kthyer në kohë, kujton edhe periudha shumë të rënda që vendi ka kaluar, kur këto rekomandime nuk janë respektuar.?Raporti kërkon seriozitet dhe maturim, përgjegjshmëri në reflektim, pasi sa herë kemi neglizhuar apo sa herë që qeveria nuk i ka marrë me seriozitet, jemi ndeshur me kriza në zhvillimin ekonomik, social dhe politik. Kujtoj këtu krizën e vitit 1997.?Në ligjëratën disaminutëshe të kritikave ndaj politikave financiare të qeverisë dhe tërheqjes së vëmendjes, LSI kërkon që qeveria vëmendjen duhet t?ia kushtojë standardit të jetesës dhe mirëqenies së qytetarëve.