Tiranë, ndërtuesit kundër bashkisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-20

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqata e Ndërtuesve është e prerë në qëndrimin e saj për të kundërshtuar rritjen e taksës së infrastrukturës për ndërtimin në zonën që mbulon bashkinë e kryeqytetit nga 2 në 8 %.Shqetësimi i kryesor për ta është rritja e çmimit të banesave të reja që do të ndërtohen nga 150 deri 250 euro/m2, shifër që do e paguajnë qytetarët shqiptarë dhe që nuk ndihmon aspak sektorin në kohët e krizës. Ndërtuesit thonë se për më tepër taksa nuk ka logjikë ekonomike, pasi vendoset vetëm për firmat e ndërtimit dhe vetëm në rastin e ndërtesave për banim. Përveç kësaj, bie në kundërshtim me ligjin për planifikimin e territorit, i cili shprehet qartë se taksa bazohet mbi vlerën e investimit. Ndërtuesit bëjnë thirrje Bashkisë së Tiranës për bashkëpunim, ndërsa ankohen se vendosja e rregullave ku e gjitha sasia e parave duhet të paguhet brenda 5 ditësh pas daljes së lejes vështirëson gjendjen e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form