Kaos politik në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-19

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maqedonia nuk ka bere asnjë hap përpara per daljen nga kriza, pasi opozita njoftoi se do te bojkotoje zgjedhjet e parakohshme te 24 prillit. Ndonëse kryeministri Emil Dimitriev, qe do te drejtoje qeverinë teknike deri ne zgjedhjet e reja premtoi se do te organizohet proces i drejte dhe i ndershëm, per LSDM-ne dhe partitë e tjera te bllokut opozitar pastrimi i listave zgjedhore eshte kusht i panegociueshem. Partia shqiptare ne pushtet BDI e Ali Ahmetit mendon se zgjidhja e krizes politike do te ishte tek zgjedhjet e 24 prillit. Por partia tjetër shqiptare ne opozitës, PDSH e Menduh Thacit nuk ka marre ende nje vendim nese do te marre pjese ne zgjedhje, ndërsa abstenoi ne votimin per shpërbërjen e parlamentit. Pjesa tjeter e partive shqiptare jane shprehur se nuk do te marrin pjese në zgjedhje pa standarde evropiane.Mungesa e opozitës ne votime do te sillte fitoren e sigurite te partise se Gruevskit, VMRO-DPMNE, qe nuk do te kishte nevoje per votat e partnerit te tij BDI ne qeveri. Kjo do te thellonte destabilitetin politik ne vend. Nderkaq, pritet reagimi i ndërkombëtareve per situatën e krijuar. Të hënën, reagoi komisioneri per Zgjerimin ne BE, Johannes Hahn, qe u shpreh se do te donte te shihte konsensus mes paleve.

Share This Video


Download

  
Report form