Lumi Shkumbin ka ndryshuar grykëderdhjen. Për pak minuta dhjetëra banesa në fshatin Çermë e Sipërme të Lushnjës u përmbytën. Shtëpia e Flamur Jancarit është më e rrezikuara. Ajo ndodhet brenda argjinaturës së lumit që këtë herë nuk u kursye me zemërimin e tij.