PD: Beqaj i dha firmës së tij INTECH plus, 85 milionë lekë - Ora News- Lajmi i fundit

Ora News Lajme 2016-01-16

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike akuzon ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj se ai vetë i ka dhënë drejtëpërdrejtë firmës së tij INTECH plus, 85 milionë lekë, për instalimin e një programi tek Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore.
Jo vetëm kaq sipas PD-së kjo firmë nuk ka ofruar as shërbimin.
Në një deklaratë për median, sot nga selia PD, Arbiola Halimi tha: ?Eshtë një nga tenderat më të parregullt që kanë konstatuar audituesit, pasi jo vetëm kanë gjetur mungesë dokumentacioni, por firma e themeluar nga Ilir Beqa, ishte ofertuesi i vetëm.
Për më tepër, në krye të bordit të këtij Fondi, ai që merr vendimet, është vetë Ministri, Ilir Beqaj.
Sipas burimeve zyrtare, edhe pse në këtë rast Beqaj, i dha me firmën e tij, 85 milionë lekë firmës së tij, Intech plus, shërbimi as nuk është ofruar.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-beqaj-i-dha-firmes-se-tij-intech-plus-85-milione-leke/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS