Raporti i rreziqeve globale për vi" />
Raporti i rreziqeve globale për vi"/>

"Rreziqet Globale 2016", Ekonomia jonë e kërcënuar nga eksodi masiv i popullsisë - Ora News

Ora News Lajme 2016-01-15

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Raporti i rreziqeve globale për vitin 2016 rendit eksodin e fundit të popullsisë si një ndër risqet kryesore të ekonomisë shqiptare. 78.1% e bizneseve të pyetura i tremben largimit të punëtorëve, pjesa dërrmuese e të cilëve janë të trajnuar. Në vend të dytë renditet një krizë e mundshme fiskale, pasuar nga luhatjet në çmimin e energjisë.
Emigrimi masiv i popullsisë është një ndër rreziqet kryesore për ekonominë shqiptare. Ky është një ndër përfundimet e raportit të rreziqeve globale për vitin 2016. Në këtë raport, në grafikun për Shqipërinë, eksodi i qytetarëve,kryesisht drejt Gjermanisë por edhe vendeve të tjera vlerësohet si problem shqetësues nga 78.1% e bizneseve, të cilët i tremben largimit të punonjësve, pjesa dërrmuese e të cilëve janë kualifikuar në vite.
Raporti rendit në vend të dytë përsa i përket rreziqeve një krizë e mundshme fiskale, që vlerësohet si shqetësim nga 65.6% e bizneseve, që i tremben problemeve që mund të ketë buxheti dhe që rrjedhimisht do të çonte në një rirtje të mëtejshme të nivelit të barrës fiskale.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/ekonomia-jone-e-kercenuar-nga-eksodi-masiv-i-popullsise/

Share This Video


Download

  
Report form